AAA: Kufizimi i lëvizjes është diskriminues

Alternativa kundërshton dhe kritikon zbatimin e masave të reja kufizuese të miratuara nga Qeveria. “Vendimi i Qeverisë lidhur me masat e reja për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, që të kërkohet vertetim për së paku një dozë të vaksinës së pranuar, në mënyrë që qytetarit t’i lejohet lëvizje e lirë, është dëshmia më e mirë se Qeveria ka marrë një rrugë pa kthim në luftën me Covid-19, ndërsa çmimin për këtë masë radikale do ta paguajnë qytetarët. Alternativa konsideron se një vendim i këtillë është tendencioz dhe diskriminues”.

Nga kjo parti thonë se “vendimet e këtilla e shkelin çdo normë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Vaksinimi i detyrueshëm i qytetarëve nuk e fsheh dështimin e kësaj qeverie në luftën me virusin Covid-19”, thonë në reagimin e tyre nga Alternativa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme