AAK: Aktakuza ndaj Lekajt e sulmet ndaj Abrashit për hesape politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë me një kumtesë për medie ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale kundër shefit të deputetëve të saj Pal Lekaj dhe sulmet kundër nënkryetarit të AAK-së Gazmend Abrashi.

Kumtesa thotë që të gjitha këto janë bërë me qëllime politike.

Ky është teksti i kumtesës:

“Ngritja e aktakuzës kundër Pal Lekajt, nënkryetar I AAK-së, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i janë bërë gjatë disa ditëve të fundit Gazmend Abrashit, po ashtu nënkryetar i AAK-së, pikërisht tani kur Kosova po përgatitet për zgjedhje, s’ka asnjë dyshim se janë të kalkuluar mirë dhe janë të orientuara kundër AAK-së e për hesap të kundërshtarëve politikë të saj.

Pa dashur që të mohojmë as rendin e as ligjin, memontumi i përzgjedhur që të goditen Lekaj e Abrashi, dhe atë për vepra ordinere të ndodhura disa vite më parë, është krejtësisht transparent se po bëhet për hesape politike.

Nëse prokuroria paska pasur dëshmi që e inkriminojnë Lekajn, ose policia fakte për përfshirjen e Abrashit në veprime komprometuese në lidhje me privatizimin e Hotel Grandit, pse nuk i paskan trajtuar këtë çështje disa vite më herët, po pikërisht tani !
AAK, pavarësisht sulmeve të koordinuara kundër saj e njerëzve të saj, është e përcaktuar në kursin politik që për qëllim ka zhvillimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar të Kosovës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme