AAK: Demarkacioni nuk na prish punë me PDK-në

Brenda koalicionit PAN ka qëndrime diametralisht të kundërta sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

Kryetari i PDK’së e bëri të qartë se vota e tyre do të jetë pro që ratifikimi të bhet sipas versionit të Murat Mehës.

Por nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi thotë se qëndrimet nuk janë lëkundur.

U shpreh i bindur se Kuvendi do ta rrëzojë demarkacionin e nënshkruar në gushtin e vitit 2015.

“Prandaj ky variant i cili ka qenë i Komisionit të kaluar nuk kalon sepse nuk ka kaluar as atëherë kur partnerët e koalicionit kanë pasë mbi 80 vota. Nuk ka asnjë shanse që të kalojë ky variant’, tha Isufi për televizionin Dukagjini.

Ai mendon se kjo nuk ka të bëjë me vazhdueshmërinë e koalicionit që kanë me PDK’në.

“Deputetët duhet të bazohen në vullnetin e tyre duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Nuk ka të bëjë kjo me koalicionin qeverisës. Ka të bëjë me mbrojtjen e interesit të territorit të Kosovës’, tha Isufi.

Të njëjtin qëndrim për demarkacionin e ka edhe Nisma për Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme