AAK e quan Vetëvendosjen “komuniste”, por Ramushi mësues politik e kishte Mahmut Bakallin!

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë ashpërsuar fjalorin dhe akuzat që drejtojnë në adresë të njëra tjetrës. Derisa VV e lidh AAK – në me krimin, korrupsionin dhe plaçkën e luftës, AAK e quan këtë subjekt politik, Lëvizje Komuniste.

Megjithatë, nëse kthehemi në të kaluarën, në periudhën kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, atëherë zbulohet se ishte pikërisht kreu i AAK’së ai i cili këshillohej me “kryekomunistin” e Kosovës, të ndjerin Mahmut Bakalli.
Bakalli ishte Kryetar i Komitetit komunal të LK të Prishtinës, pastaj edhe kryetar i Komitetit krahinor të Lidhjes së komunistëve të KSAK-së si dhe anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë nga viti 1971 deri më 1981.

Haradinaj homazhe tek varri i Mahmut Bakallit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ish-politikani Mahmut Bakalli ka qenë njëri ndër politikanët më karizmatik.
Në në 10 vjetorin e vdekjes së Bakallit, Haradinaj pati bërë homazhe tek varri i tij duke e cilësuar si figurë të rëndësishme të rrugëtimit politik dhe kushtetues të Kosovës.
“Në kujtim të Mahmut Bakallit, njërit prej politikanëve më karizmatik, figurë e rëndësishme e rrugëtimit politik e kushtetues të Kosovës, bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm dhe mësues i shkëlqyer. Edhe sot po ndiejmë mungesën tënde miku im!”, kishte thënë Haradinaj.

Ish-funksionari i lartë komunist i Kosovës Mahmut Bakalli, ka vdekur me 14 prill të vitin 2006 në moshën 70 vjeçare. Ai pas luftës ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, në legjislaturën 2OO1-2OO4.
Ndërkaq pas zgjedhjeve të dyta parlamentare në Qeverinë e koalicionit LDK-AAK, Bakalli ishte këshilltar politik i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe këshilltar i jashtëm politik i ish-kryeministrit Agim Çeku./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme