AAK ia bënë ‘bllok’ Kadri Veselit

Kryetari i Kuvendit njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se gjatë muajit janar do të inicojë organizimin e një tryeze me liderët e partive për të diskutuar për temat e mëdha qe kanë mbetur për kohë të gjatë pa u zgjidhur si asociacioni dhe demarkacioni.

Por, kjo tryeze po shihet si vështire e realizueshme. Kjo për faktin se në opozitë thonë se nuk pranojnë të ulën në një tavolinë me pushtetarët për sa kohë që tentohet të riciklohet këto tema.

 Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së thotë se koalicioni qeveritar nuk duhet të humbë energji për të bindur opozitaret se versioni aktual i demarkacionit duhet të votohet. Pasi ata janë të bindur se më këtë version, Kosova humbet territor.

“Ne nuk do të jemi prezent deri sa versioni aktual i demarkacionit është në diskutim dhe poashtu asociacioni qe është rrëzuar nga Kushtetuesja. Për neve janë të rrëzuara këto dy marrëveshje. Njërën e ka rrëzuar Kushtetuesja dhe tjetra nga ekspertët dhe qytetarët e Kosovës. Prandaj, nuk ka nevoje qe ato tema të sillën përsëri në opinion”, ka thënë Ahmet Isufi për ‘Indekksonline’.

I pyetur, nëse nga kjo tryeze do të mund të dilej me një marrëveshje për zgjedhjet e parakohshme, Isufi thotë se procesi zgjedhor do të duhej të mbahej vitin e kaluar në kohën kur pakënaqësia e qytetarëve ishte në kulm për shkak të dëmeve qe qeveria, sipas zyrtarit të lartë të AAK-së, i shkaktoi vendit.

“Ne po hyjmë në Vitin 2017 dhe do të kemi një agjendë përpara të angazhimeve tona si parti politike. Por, konsiderojmë se edhe kryetari i kuvendit dhe ai i qeverisë duhet të interesohen t’i kthejnë prapa edhe asociacionin dhe demarkacionin dhe të bëjnë veprime në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të interesave shtetërore të Kosovës, dhe jo t’i riciklojnë të njëjtat tema”, ka shtuar Isufi.

Gjatë ditës ‘Indeksonline’, do të ju informoj edhe për qëndrimin e dy partive tjera Vetëvendosje e Nisma karshi kësaj ftesë të proklamuar nga ana e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndryshe, Veseli në një intervistë të fundvitit kishte thënë se temat si asociacioni, demarkacioni, dhe dialogu me Serbinë nuk janë çështje qe duhet të ndahen në pozitë dhe opozitë. Ai ka ftuar opozitarët qe të kenë rol aktiv në çështjen e dialogut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme