Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Gjilanit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi, ku thuhet se sot i janë bashkuar AAK-së 244 anëtarë të rinj të profileve të ndryshme.
“Bashkë me strukturat e Degës së AAK-së në Gjilan mirëseardhje i uruan Kryetari i Degës dhe zv ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, Bajram Hasani ish ministër i Industrisë e Tregëtisë, si dhe lideri Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.
“Kosova është në finishin e përmbylljeve të vendimeve të mëdha dhe dinamikës së punës së ndërprerë, prandaj fuqizimi i AAK-së dhe besimi ndaj liderit Haradinaj është i domosdoshëm për ti mbyllur mbarë këto procese”.
Më tej thuhet se ‘Kosova ka nevojë për lider të fuqishëm, besnik dhe njeri të guximshëm që di të mbrojë interesat qytetare dhe kufijtë e Republikës.’