AAK për demarkacionin: Mustafa po luan lojëra të rrezikshme!

Kreu i qeverisë, Isa Mustafa pritet që të hënën ta dërgojë në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen e shënjimit të vijës kufitare mes Kosovës me Malin e Zi. Kundërshtues të kësaj marrëveshje që nga fillimi ishin subjektet opiztare, në veçanti AAK-ja. Partia e Ramush Haradinajt ka parlajmëruar se do ta kundershtojë fuqishëm me mjete demokratike.

Në një prononcim për Indeksonline, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se votimi i Demarkacionit është i papranueshëm dhe i njëjti është tejet i  dëmshëm për shtetin dhe qytetarët e vendit.

“Duke e parë qëndrimin  e prerë sa i përket Demarkacionit, do ta kundërshtojmë me mjete demokratike por edhe me votë. Mendojë që për të gjitha kjo qeveri ka qenë për një mahallë e jo për një shtet sikur që është Kosova. Ata bëjnë kësi lojëra të rrezikshme vetëm për të ruajtur kolltuqet e qeveritarëve. Është e papranueshme dhe e dëmshme për Kosovën. Qytetarët e sidomos opozita do ta thonë të vetën.  Sepse për kohë deri tani është  proceduar  votimi për mosbesim të Qeverisë, është absurde se  çfarë nuk dihet që të mos votohet”, ka thënë Lekaj.

Më tej, ai ka shtuar se kundër Demarkacionit dhe Asociacionit  janë qindra mijë qytetarë. “Mendojë që ne kemi thënë qartë se qytetarët kanë nënshkruar në peticionin kundër Demarkacionit dhe Asociacionit dhe kjo e shtynë vendin në një rrezik që mund të imagjinojë vetëm Isa Mustafa, për të mbrojtur konsulltin e vet dhe të qeverisë mvarërit e tyre”, ka thënë më tej ai./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme