AAK s’e di nëse do të marrë pjesë në seancën për Astrit Deharin

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj tha se në AAK ende nuk është vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për aktivistin e VV-së Astrit Deharin.

Lekaj tha se koalicioni PDK-LDK i ka mbledhur 40 nënshkrime, por sipas tij ajo që vlen të theksohet është injorimi i peticionit të qytetarëve, transmeton kp .

“Ne kemi menduar si AAK të mos procedohen 40 nënshkrime të koalicionit qeverisës, por peticioni”, tha Lekaj.

Ai ndër të tjerash tha se do të kërkojë që më 22 dhjetor të zhvillohet debati për murin në Mitrovicë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme