Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar sot gazetari i shquar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Shaqir Foniqi.
Ai me këtë rast është pritur nga kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, i cili tha se nga ekspertët dhe intelektualët që, në vazhdimësi po i bashkohen Aleancës, pret kontribut dhe rol në projektin e përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar në të gjitha fushat.
Haradinaj tha se tashmë ka ardhur koha e rinisjes drejt vendimeve të mëdha, për hapjen e rrugës proceseve zhvillimore, me ritëm më të shpejtë dhe përkushtim nga secili.
I bindur në suksesin e vendit në rrugën që do ta trasojë kryeministri në ardhje Haradinaj, u shpreh gazetari i njohur Shaqir Foniqi, derisa ka treguar arsyet dhe motivin që t’i bashkohet aleancës.