Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar sot edhe ish-kryetari i komunës së Vitisë, Prof.Dr. Samet Dalipi.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti prej radhëve të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj, me anë të një shkrimi në Facebook.
“Sot AAK’së ju është bashkuar ish-kryetari i Vitisë, Prof.Dr. Samet Dalipi, i cili njihet si njëri ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, AAK’së jaëvn e kaluar i është bashkuar edhe ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani.