Abazi nesër intervistohet nga Prokuroria për deklaratat lidhur me rastin Dehari – avokati Gashi kërkon të jetë prezent

vokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se deputeti i LVV-së, Haki Abazi do të intervistohet nesër nga Prokuroria Speciale pas deklarimeve të tij.

Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit

“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tijë në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh nesër”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë se deputeti Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, kishte deklaruar Abazi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme