Analisti politik, Haki Abazi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar shkarkimin e Drejtorit të AKI-së, Driton Gashi e Ministri të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj nga ana e kryeministrit Haradinaj, pas arrestimit të djeshëm të gjashtë shtetasve turq.Abazi ka thënë se ky veprim nuk është i mjaftueshëm së bashkë me këta dy zyrtar duhet arrestuar edhe Shpend Maxhuni.Madje sipas tij edhe vet kryeministri dhe krerët e shteti duhet dhënë dorëheqje.
“Ky veprim i kryeministrit është i pamjaftueshëm. Ata të dy së bashku me Shpend Maxhunin duhet arrestuar nga prokuroria e Kosovës për keqpërdorim të detyrës dhe rrezikim të sigurisë kombëtarë”, ka thënë Abazi, përcjell Gazeta Blic.Përveç kësaj Abazi ka thënë se gjithashtu duhet arrestuar autoritete udhëheqës të aeroportit që kanë lejuar hyrjen dhe daljen e aeroplanit që ka marrë të kidnapuarit.“Vet kryeministri dhe krerët e shteti duhet dhënë dorëheqje dhe gjithashtu duhet arrestuar autoritete udhëheqës të aeroportit që kanë lejuar hyrjen dhe daljen e aeroplanit që ka marrë të kidnapuarit”, ka deklaruar ai.Ndryshe, të enjten, gjashtë shtetas turq, drejtues të Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, u arrestuan dhe më pas u deportuan për në Turqi.Pas këtyre zhvillimeve, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj e kryeparlamentari, Kadri Veseli kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni që ka ndodhur arrestimi i shtetasve turq madje edhe e kanë dënuar aktin.Sot kryeministri i vendit ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e AKI-së, Driton Gashi si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.