Abazi: Rrëzimi i Qeverisë tani shënon fundin e PDK

Analisti politik, Haki Abazi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar qëndrimet e ndryshme të AAK e PDK karshi çështjes së demarkacionit. 

Abazi ka thënë se rrëzimi i qeverisë shënon fundin e PDK.

Sipas Abazit, PDK duhet pranuar kompromisin për demarkacion pasi që ka qenë vet kjo parti e cila gjatë këtij procesi ka bërë gabime.

“PDK nuk është në situatë për të diktuar agjendën më. Është e dobët në nivelin qendrorë dhe ka pësuar debakël në zgjedhjet lokale.

Rrëzimi i Qeverisë tani shënon fundin e PDK.

Kompromisi për demarkacionin duke pranuar që PDK ka bërë gabime në hapa dhe në proces mund të jetë i domosdoshëm për të ecur para në agjendën Euro-Atlantike”, ka deklaruar Abazi. 

Ai më tej ka thënë se ka qëndrime të ndryshme në lidhje me Demarkimin me Malin e Zi.

Sipas tij qëndrimi i PDK i ngjashëm me atë të presidentit, qëndrimi i Behgjet Pacollit i cili ngjanë me atë të presidentit dhe ai i AAK-së.

“Ka tre qëndrime të ndryshme për Demarkacionin një është e presidentit dhe rrjedhimisht qëndrimi i PDK që është për ratifikim të marrëveshjes por jo të gjithë deputet e PDK e përkrahin atë version.

E dyta është qëndrimi i AAK që është kundër së bashku me VV për demarkimin sipas marrëveshjes dhe qëndrim i Behgjet Pacollit që në fakt i ofrohet qëndrimit të presidentit dhe që në mënyrë të pa kalkuluar dhe pa përgatitje ka shkuar në Mal të Zi dhe ka provokuar qëndrimin e Malit të Zi kundër çfarëdo opsioni të rishikimi”, është shprehur ai, raporton Gazeta Blic. 

“Presioni është shumë i madh, Qeveria Thaçi e ka pranuar këtë kusht në procesin e liberalizimit po thuajse pa e analizuar”, tha ai.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se konsensusi për çështjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet të arrihet në fillimin e vitit të ardhshëm.

Këtë deklaratë, Hoxhaj e ka bërë në Uashington, në kuadër të një konference për Ballkanin, të organizuar nga Këshilli i Atlantikut.

“Do ta ratifikojmë marrëveshjen e demarkacionit në Kuvend, nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë gjë tjetër”, ka thënë Hoxhaj para diplomatëve.

Kujtojmë se ka qenë Kryeminsitri Haradinaj ai i cili kishte shkarkuar komisionin e Murat Mehës duke e emëruar kështu komisionin e ri në krye me Shpejtim Bulliqin.

Partia Demokratike edhe më parë kishte përkrahur versionin e vjetër të këtij komisioni ndërsa AAK ka qenë kundër këtij versioni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme