Abazi: Veseli bëri tërheqje taktike, Haradinaj sërish do të sakrifikohet

Koalicioni PDK-AAK-NISMA nuk do të arrijë të fitojë votat e duhura për të qeverisur i vetëm. Andaj, pas zgjedhjeve do të duhet një rinegociim edhe me ndonjë parti tjetër dhe se posti i kryeministrit mund të jetë i diskutueshëm. Kështu ka thënë për Ekonomia Online njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, i cili vlerëson se në gjithë këtë “lojë” të PDK-së, Ramush Haradinaj mund të “sakrifikohet” përsëri.
“Mendoj që Ramush Haradinaj është një kandidat parazgjedhor dhe sipas të gjitha gjasave ky koalicion nuk do të arrijë të bëjë qeverinë vetë. Që do të thotë që duhet të ketë edhe një negociatë të re ku në fund prapë Ramush Haradinaj do të mund të sakrifikohet për pozitën e tij se nuk dihet përfundimisht ku do të përfundojë rezultati i zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Madje Abazi ka thënë se tërheqja e Kadri Veselit nga kandidatura për kryeministër është një “tërheqje taktike”, ngase vlerëson se fushata që e kishte nisur muaj më parë, tregon se ai nuk heq dorë nga kjo pozitë.

“Unë nuk i besoj zotit Veseli sepse ai në një formë ka nisur një kampanjë për t’u bërë kryeministër para disa muajsh, ku ka shfrytëzuar buxhetin publik për të promovuar vetën si kryeministër. Ka ngritur vetën në krye të Partisë Demokratike përmes një procesi të një eliminimi dhe gjithë atyre që kanë pasur kredinë e kësaj partie dhe kjo e fundit është taktike. Për shkak se e di që PDK-ja e edhe pas zgjedhjeve e vetme nuk mund të zgjidhte një partner koalicion i cili do të futej në marrëdhënie dhe është jo e drejtpërdrejt qëllimi që është bërë një koalicion i tillë paraelektoral”, ka thënë ai.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, Abazi vlerëson se tashmë në një formë është lehtësuar zgjedhja e qytetarit.

Përderisa është shprehur se i dhimbsen AAK dhe NISMA që nuk kanë mësuar nga përvoja e LDK-së.

“Në momentin e fundit të parakalimit të afatit u bë koalicioni parazgjedhor mes PDK-AAK dhe Nismës që në një formë e lehtëson zgjedhjen për qytetarët sepse është ata që kanë luftuar kundrejt atyre që konsiderohen si pjesa e mobilizimit politik paqësor të themi. Mua më dhimbsen shumë AAK dhe Nisma që nuk kanë mësuar më shumë nga LDK-ja. Janë hyrë më një parti e cila ka tradhtua koalicionin qeverisës gjatë gjithë kohës edhe vetëm nja kalkulim kanë pasur përpara, interesin e vetë”, është shprehur ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme