Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se beson vërtetë që vendi ynë me 1 milion të rritur që i ka, mund të bëhet vend normal evropian.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai shtoi se diskutimi nuk duhet të bëhet sot për të shkuarën e 30 vjetëve të kaluara, por duhet të flasim për problemet bazike të qytetarëve tanë.
“Ne po humbim gjëra shumë bazike: kohën dhe njerëzit. Po na ikin njerëzit, gjeneratat e reja, me të madhe madje, dhe tani s’ka rëndësi se kush ka faj ose kur kanë ikur më shumë e kur më pak”, tha ai.
Sipas Abdixhikut, në vit largohen 50 mijë të rinj nga Kosova, dhe se ata që mbesin po u shkon koha.
“Unë vërtet besoj që ka një Kosovë të mirë përpara, e si të arrijmë të kjo Kosovë besoj që duhet të flasim për të ardhmen dhe problemet konkrete. Prandaj kemi dalë me një program që është konkret!”, deklaroi i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.