Abdixhiku: LDK nuk ua ka frikën edhe pse ua di mbrapshtitë

Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, tha se kjo parti akuzohet sot nga kundërshtarët politikë vetëm se nuk po mban inat.

Abdixhiku ka kritikuar tërthorazi deputetët e Vetëvendosjes duke i quajtur ‘popullistë’, teksa shtoi që ata ia kanë borxh ish-kryeministrit Isa Mustafa kërkim faljen për të gjitha veprimet ndaj tij gjatë kohës kur ai ishte në pushtet.

“LDK ju ka refuzuar prandaj mbani inat për të. Hakmarrja s’është logjika me të cilën veprojmë. LDK nuk ua ka frikën, edhe pse ua ka njohur mbrapshtitë. LDK ka zgjedhur shtetin para pushtetit. LDK për asnjë çmim dhe karrige nuk do të vendoste interesin e shtetit në zare, kjo na ka dalluar me të gjithë juve. Sot nuk është ditë feste as mërzie, veç një ditë e zakonshme që duhej të ndodhte tre vjet më parë”, tha Abdixhiku në seancën e Kuvendit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme