Abdixhiku thotë se është herët të flitet nëse ai do të jetë kandidat i LDK-së për Prishtinën

Lumir Abdixhiku, që pritet të jetë në mesin e 5 personave më të votuar në LDK në zgjedhjet e përgjithshme, ka thënë se është ende të flitet nëse do të jetë ai kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës.

Zgjedhjet lokale janë përcaktuar për datën 22 tetor, dhe fiks katër muaj nga data e zgjedhjeve ai ka thënë se LDK ende nuk ka vendosur për kandidatin.

“Këtë çështje nuk i kemi diskutuar asnjëherë në parti. Është tepër herët, sidomos tash kur kemi shumë probleme për formimin e insitutcioneve qendrore. Unë ende jam duke pritur certifikimin e rezultateve dhe mezi pres që të bëhem pjesë e kësaj legjislature sepse vërtetë jemi një grup shumë i mire, me plotë energji e ide”, ka thënë Abdixhiku në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se as personalisht nuk e ka menduar idenë për t’u kandiduar për Prishtinën.

“Jam i bindur se LDK-ja do të dalë me një vendim të mirë, që do të vjen pas konsensusit të brendshëm”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme