Abdullahu: Ju që me aq lehtësi akuzoni për tradhti, pse SHBA’ja do që Kosova t’i fal tokë Malit të Zi?

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe kundërshtimit të kësaj marrëveshjeje nga ana e opozitës

 

“Atëherë – pse SHBA-t duan që Kosova të humb tokë? Kjo është një pyetje që nuk ka marrë përgjigje në asnjë variant dhe nga askush prej atyre që janë munduar të japin përgjigje, por më shumë kanë akuzuar dhe shpifur, kur kanë shprehur mospajtimin dhe kundërshtimin ndaj shënimit të vijës kufitare në variantin të cilin e përkrah Qeveria e Kosovës”, ka thënë Abdullahu.

Ai ka shtuar se SHBA rreth demarkacionit, ka qenë shumë konkrete dhe në mënyra të ndryshme ka përkrahur të gjitha komisionet që kanë faktuar gjetje mbi demarkacionin me Malin e Zi, duke shtuar se këtë e ka bërë Departamenti i Shtetit Amerikan.

“Nëse është kështu dhe kështu është, nëse SHBA-t na kanë ndihmuar pa kursyeshëm dhe ishin dhe janë krucialisht meritor, pse sot Kosova është shtet, atëherë pse ata janë pro kësaj forme të shënimit të vijës kufitare e cila na qenka aq e dëmshme për ne. Apo shtruar ndryshe – hajde na tregoni ju që me aq lehtësi akuzoni për tradhti, gabime dhe jo profesionalizëm këtë Qeveri dhe disa komisione dhe shumë ekspert – pse SHBA-t duan që Kosova të fal tokë Malit të Zi ? S’ka përgjigje”, ka shkruar këshilltari i Kryeministrit Mustafa.

Ai ka thënë se përgjigja në këtë rast është konstatim, se SHBA-t dëshirojnë që ta forcojnë shtetin e Kosovës, dhe e mira e së mirës është që të gjithë deputetët ti bashkëngjiten këtij projekti për të mirën e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme