Abdylmenaf Bexheti, ish nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit thotë se pa një operacion statistikor nuk mund të paramendohet zgjidhja e problemit. Sipas tij, zgjidhja që ofrohet mund të ndihmoj procesin, por jo edhe ta mbyll.
“Kushtëzimi i të drejtës së votës me paraqitje është një hap drejt përjashtimit përfundimtar. Zgjidhje e vetme përfundimtare e këtij problemi qëndron në regjistrimin e popullsisë. Çdo pastrim tjetër me sistemin e kryqëzimit të të dhënave të institucioneve relevante, është vetëm se një proces që mund të ndihmojë problemet me listës zgjedhore, një katrahurë që edhe vet ata që punojnë nuk e kanë të qartë”, thotë Bexheti.
Regjistrimi i popullsisë për herë të fundit është mbajtur në vitin 2001, ndërsa pas dhjetë viteve apo në vitin 2011 kishte dështuar pikërisht për shkak të dallimeve të shumta mes anëtarëve shqiptar dhe maqedonas lidhur me regjistrimin e shtetasve të Maqedonisë që jetonin përkohësisht jashtë vendit. (INA)