Vendimi i Koresë së Veriut për ta lëshuar raketën balistike paraqet kërcënim serioz për Japoninë.
Kështu ka thënë kryeministri i këtij vendi, Shinzo Abe nga Londra, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Nga aty ai ju ka bërë thirrje SHBA-së dhe Kinës që ta shtojnë presionin drejt Pyongyang.
Verikoreanët lansuan raketën vetëm pak pasi sekretari amerikan i shtetit Rez Tillerson ngriti shqetësimin se një dështim i Pyongyang në programin atomik dhe balistik mund të ketë pasoja katastrofale.
“Pavarësisht paralajmërimeve nga Bashkësia Ndërkombëtare, Korea e Veriut sot lëshoi një raketë balistike”.
“Kjo paraqet kërcënim serioz për vendin tonë”, ka thënë Abe.
Ai ka thënë se një veprim i tillë është tërësisht i papranueshëm.
“Dënojmë ashpër akte të tilla”, ka shtuar ai.