Abelard Tahiri: Falë qeverisjes së Hashim Thaçit, Prishtina u bë me ujë!

Anëtari i ri i kryesisë së PDK-së, shef i kabinetit te ish kryeministrit Hashim Thaci, Abelard Tahiri, ka tentuar qe meritat per furnizmin me uje te pijes t’ia kaloje presidentit te tanishem, Hashim Thacit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tahiri ka shkruar për përpjekjet e mjera të Ahmetit për t’i uzurpuar meritat për furnizimin me ujë, duke treguar për investimin minor të Prishtinës, investim ky i bërë shumë para Ahmetit, por që ende i papërfunduar prej tyre.

“Komuna e Shpend Ahmetit jo vetëm që nuk ka meritë për këtë projekt, por ende i ka borxh KUR Prishtinës gjysmën e fondeve të zotuara, pra 2.5 milionë euro pa dhënë, ndërkohë që çdo vit është i paaftë të harxhojë buxhetin e komunës duke pasur surplus në buxhet”, ka shkruar Tahiri.

Ky është postimi i plotë i tij:

Është me të vërtetë e mjerë përpjekja e dëshpëruar e kryetarit në ikje të Komunës së Prishtinës për të uzurpuar meritën për furnizimin me ujë 24 h të Prishtinës. Dje ka postuar një lajmërim për pastrimin e gypave dhe sot ka pyetur qytetarët a kanë ujë duke e shitur veten si meritori për këtë furnizim.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” që siguron furnizimin me ujë është shoqëri aksionare që përfshin ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Prishtinë por edhe në Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë , Gllogoc, Graqanicë dhe Vushtrri. Kjo kompani mbulon 40% të popullatës së Kosovës me shërbimet e ujit të pijshëm.

Projekti i Ujësjellësit është bërë në kohën e qeverisë së kryeministrit Thaçi dhe kur komuna ishte në dorën e LDK-së në bashkëpunim me bankën gjermane KFW. Për sa i përket investimit bëhet fjalë për 5 milionë euro të qeverisë, 20 milionë kredi, 5 milionë euro grant i Bashkimit Evropian dhe 5 milionë euro investim të Komunës së Prishtinës. Projekti është udhëhequr nga konsulenca gjermane Dorch, ndërsa zbatues Strabag i Austrisë dhe Trema Engineering 2 i Shqipërisë.

Komuna e Shpend Ahmetit jo vetëm që nuk ka meritë për këtë projekt, por ende i ka borxh KUR Prishtinës gjysmën e fondeve të zotuara, pra 2.5 milionë euro pa dhënë, ndërkohë që çdo vit është i paaftë të harxhojë buxhetin e komunës duke pasur surplus në buxhet.

Për t’jua kujtuar të gjithë qytetarëve, Shpend Ahmeti jo vetëm që nuk ka asnjë gjë të bëj me projektin që sot furnizon qytetin e Prishtinës por ka pasur projekt krejt tjetër për furnizimin e qytetarëve me ujë. Në fushatën zgjedhore të vitit 2013 vizioni i Ahmetit ishte që Prishtina nuk kishte nevojë për fabrikë të re uji.

Sipas tij Prishtina kishte mjaftueshëm ujë por thjesht kishte humbje të madhe në rrjet dhe nivel të ulët të faturimit prandaj premtonte që brenda gjashtë muajsh do të zbulonte të gjitha rrjedhjet në rrjet dhe kyçjet ilegale duke dënuar ashpër abuzuesit. Mandej premtonte se nëpërmjet kësaj strategjie do e sanonte sistemin dhe do të siguronte furnizimin e plotë me ujë brenda 24 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme