Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se 10 milionë euro që janë kursyer nga pensionet, janë bërë për shkak se në Kosovë kanë përfituar njerëz që kanë ardhur në Kosovë si turist.
Abrashi i është përgjigjur deputetit të VV-së, Faton Topalli, pasi e ka akuzuar Abrashin se ka lënë shumë njerëz pa bukë.
Abrashi ia ka kthyer Topallit, se kanë zbatuar ligjin dhe asgjë më shumë nuk kanë bërë.
“Në Kosovë njerëzit kane përfituar pensione të turizmit. Kanë pasur një dokument të Kosovës dhe kanë marr pension. Ligji e përcakton që ata që marrin pensione duhet të jenë banor të Kosovës, mbi 17 mijë nuk kanë arrit me dëshmu që janë banor të Kosovës me asnjë dokument dhe ligji e thotë kështu dhe ne kemi zbatuar ligjin. Lexoni ligjin për atë cka po flisni”, ia ka kthyer Abrashi-Topallit.