Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, mbajti në një konferencë për media ku prezantoi kandidatin për kryetar të Prishtinës Arban Abrashin.
Mustafa tha se me Arban Abrashin Prishtina do të bëhet një qytet evropian dhe shumë i zhvilluar, ku theksoi gjithashtu se kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës gjithmonë kanë qenë të zotët.
Ndërsa Arban Abrashi u shpreh i nderuar për besimin e dhënë nga partia dhe miqtë e tij, dhe është i bindur në fitore duke, duke theksuar se vetë kndidimi i tij tregon fitore.
I pyetur nga gazetarër rreth kundërshtarëve të tij, Abrashi tha se vetë kandidimi im tregon fitore.
Ai më tutje tregpi se do të jetë afër qytetarëve për t’i ndihmuar, shkruan Gazeta Metro
“ Qytetari i Kosovës është vetëm një instrument, dhe ai duhet të jetë në fokusin tonë për ta ndihmuar” tha ai.
Më tutje Abrashi tregoi se Prishtina ka probleme me ndriçimin, ngrohjen, transportin, parkingjet e shumë probleme tjera që nëse ai fiton zgjedhjet e 22 tetorit këto do të jenë në fokus të tij për t’i rregulluar.
Sipas tij Komuna e Prishtinës ka buxhet për t’u ofruar zgjidhje qytetarëve dhe ai ka plane konkrete për ta realizuar atë.
I pyetur nga gazetarër rreth kundërshtarëve të tij, Abrashi tha se vetë kandidimi im tregon fitore./gazetametro.net