Abrashi: Skema aktuale e pensioneve bazike kushton 130 milionë euro, buxheti për veteranë do rritet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se me skemën e re pensionale do të suspendohen me mijëra pensionistë për shkak të dokumentacionit të parregullt.

Arban Abrashi ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo skemë e re kushton rreth 130 milionë euro në vit.

“Nuk është marrë vëmendja e duhur e publikut nga këto probleme. Gjithçka që ndërlidhet me dialogun social ka mbetur paksa anash. Në qoftë se do t’i kishim duart e lira të punonim vetëm në çështjet për të cilat jemi të thirrur, do t’ia dilnim mirë. Por me gjithë problemet, për këto dy vjet qeverisje, kemi arritur progres sa i përket dialogut social”, ka pohuar Abrashi.

“Kemi përpiluar skemën e re të pensioneve që i kushton shtetit 130 milionë euro në vit”.

“Po ashtu, kemi pensionistë që kanë aplikuar që janë suspenduar në mungesë të dokumenteve të rregullta. Është suspenduar një numër i madh pensionistësh, rreth 25 mijë. Por kemi pasur edhe një tjetër afat tjetër për sjelljen e dokumenteve”.

Abrashi ka folur edhe për pensionet e veteranëve të luftës.

 

Sipas ministrit problem rreth këtyre pensioneve ka paraqitur edhe fakti se numri i veteranëve ka dalur dyfishë më i madhë sesa e kanë paraparë në fillim të procesit.

“Jemi pajtuar që veteranëve t’iu ndahet një buxhet prej 25 milionë eurosh. Numri i veteranëve është dyfishuar dhe kjo ka paraqitur probleme. Qeveria duhet të reagojë për këtë çështje, kështu kemi rënë dakord edhe në mbledhjen e qeverisë”.

“Ndërsa për skemat aktuale që i kemi përpiluar, e kemi buxhetin. I kemi dy skema të cilat është dashur t’i fillojmë në shtator, pensioni invalidor dhe familjar. Këto të dyja vihen në pikëpyetje nëse nuk rregullohet çështja e pensionit të veteranëve”.

“Për momentin ne e kemi një listë prej 27 mijë veteranëve që janë paguar në gusht, dhe në shtator pritet që numri të rritet. Mund të na duhet një buxhet prej 50 milionë eurosh që të përballojmë këtë skemë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme