Abrashi: Të angazhohemi për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi  në Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara ka bërë thirrje për angazhim për integrimin dhe pranimin e tyre të barabartë në shoqëri.

Abrashi me anë të një postimi në facebook ka thënë se 3 dhjetori  shënon datën simbolike të angazhohimit tonë të përhershëm për vetëdijesim të shoqërisë rreth nevojave dhe përkrahjes për Personat me Aftësi të Kufizuara.

“Kombet e Bashkuara e kanë përcaktuar këtë datë për vetëdijesim dhe apel ndaj shoqërisë për përkrahje të komunitetit të Personave me Aftësi Kufizuara, përfshirje shoqërore të tyre, integrim institucional dhe mbi të gjitha mos stigmatizim të tyre”.

“Si shoqëri dhe si institucione, duhet të angazhohemi për integrimin e tyre shoqëror dhe pranimin e tyre si të barabartë mes të barabartëve, sepse kjo hap rrugën për integrimin e tyre të plotë në të gjitha fushat e jetës dhe lufton diskriminimin”, ka shkruar Abrashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme