Abuzime me tenderat e rrugëve, paraqitet në SPAK drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.


Sipas News24, Gentian Gjyli po pyetet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.

Drejtori i ri i ARRSH-së qëndroi në SPAK për më shumë se 1 orë dhe në momentin e largimit nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme heshti para mediave kur u pyet lidhur me arsyen e marrjes në pyetje.

Gentian Gjyli, i cili morin postin më 28 Mars duke zëvendësuar Evis Berberin, ka qenë në qendër të raportimeve mediatike lidhur me procedura tenderuese të dyshimta të lidhura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Kujtojmë që ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Belinda Balluku, përfundoi në pranga me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH.

Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro. Përveç Berberit, në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM, që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme