Abuzimi me tenderat, dënohet me tre vite burg ish-kryebashiaku socialist

GJKKO ka dënuar me 3 vite burg ish kryebashkiakun socialit të Bulqizës, Lefter Alla dhe 8 ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.


Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Lefter Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Hetimet për Lefter Allën dhe ish zyrtarët e tjerë të bashkisë përfunduan në muajin shtator. Ata akuzohen për aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.

“Rezulton e provuar se zyrtarët e Bashkisë Bulqizë, konkretisht shtetasit Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Leonard Daçi dhe Erjon Isaku në bashkëpunim me njëri–tjetrin për arsye të njohjeve apo lidhjeve me te hetuarin Rasim Daci, i cili është përfituesi ‘de jure’ i tenderit dhe të hetuarin Aqif Konesha, i cili është përfitues ‘de facto’ në tenderimet e kryera nga ana e Bashkisë Bulqizë, i kanë privilegjuar ata, duke krijuar avantazhe për këto dy subjekte…,” tha SPAK në njoftimin për shtyp të pak muajve me pare.

Prokuroria konstatoi se kjo procedurë prokurimi është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore, pasi nga ana e Allës, zv.kryetares së Bashkisë Bulqizë Enkeleda Lleshi, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit e të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, janë ndërmarrë veprime aktive të kundërigjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit megjithëse ky subjekt nuk i përmbushte të gjitha kriteret.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme