Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, përfundon në prangat e policisë 60-vjeçari i dënuar me burg në Itali (EMRI)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 60-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar për një krim të rëndë seksual ndaj vajzës së tij të mitur.


Nikolla Llogo, banues në Durrës, u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Operacionalja 46”, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Noceto të Italisë, ndërsa më 23 maj 2025, Interpol Roma lëshoi urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për të.

Gjykata e Apelit në Bolonja e ka dënuar Llogon me 5 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, vepër e kryer ndaj vajzës së tij.

Pas lokalizimit dhe arrestimit, 60-vjeçari është ndaluar në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”.

I dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, kapet në Durrës nga Operacionalja, 60-vjeçari.

Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.

Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali.

Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme