Adem Grabovci me shokë ia pa “hajrin” liberalizimit!

Analisti politik, Agron Demi ka theksuar se sikur mos të ishte presioni për liberalizim të vizave, nuk do të ngritej fare aktakuzë për rastin “Pronto”.

Ai në një shënim në Facebook ndër të tjera ka thënë se megjithatë, askush nuk do të dënohet, raporton Gazeta Blic.

Dënimi më i madhë do të ishte ai me kusht.

Shënimi i plotë:

Presioni për liberalizim vizash, bëri që pas dy vitesh nga publikimi i aferës së përgjimeve “Pronto” prokuroria të ngreh aktakuzë për Adem Grabovcin me shokë.

Unë vë bast qysh tash që nëse do të dënohet dikush, do të dënohen me kusht, ashtu siç janë “dënuar” gati të gjithë ata që janë përfshi deri më tash në afera korruptive.

Por problemi është se liberalizimi i vizave po i shtyen me i ngritë këto akuza. Çka ndodhë kur të liberalizohen vizat? A kanë me mar një pushim të gjatë gjykatat e prokuroritë e antikorrupsioni e …?

Përderisa u ngrit aktakuzë për punësimet që kanë ndodhur para vitit 2016, e njejta praktikë po vazhdon haptas edhe tash. Partitë në koalicion, po vazhdojnë kapjen e ndërmarrjeve, agjencive e pozitave të larta në shërbimin civil. Madje duke emëruar personat më të padijshëm.

A duhet me i përfshi tash edhe këto raste si kriter për liberalizim vizash, me qëllim që me u ndalë kjo praktikë?

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme