Adem Salihaj flet për popullin hunza,gjen ‘vëllezër e motra’ në Afganistan

Sakte.net  /  E premte, 14 Tetor 2016  –   12:34

Derisa Kosova përballët me një varg problemesh në rrafshin politik, ekonomik dhe social, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj ka thirrur një konferencë për media, në të cilën ka folur për popullin hunza, që besohet se kanë prejardhje ilire.

Salihaj, i cili ka qenë pre e një atentati të pasluftës, në vargun e disa dhjetëra të tillave që i kanë ndodhur anëtarëve të LDK-së ajo kohe, ka zgjedhur që para bustit të ish–presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të flasë për doket dhe zakonet e një populli i cili shtrihet në mes Afganistanit dhe Pakistanit, e që thuhet nga studiues të ndryshëm se kanë mbetur në ato pjesë qysh prej kohës kur ato territore i kanë vizituar ekspeditat ushtarake të Aleksandërit të Madh.

Ai ka tentuar t’i deshifroj disa fjalë të cilat sipas tij, në rrënjën e tyre kanë kuptim edhe në gjuhën e sotme shqipe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme