Deputeti i LDK-së, Adem Saliahj thotë se nuk do ta votojë demarkacionin të hënën në Kuvendin e Republikës. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se qëndrimi i tij është kundër këtij versioni.
“Unë e përkrah propozimin e përbashkët te 17 deputetëve te LDK-se,i cili ofron zgjidhje më të mirë,nuk e humb territorin e Kosoves dhe mu deson liberalizimin e vizave dhe levizjen e lirë të qytetarëve. Versionin aktual nuk do ta votoj”, është shprehur ai.
Ndryshe, edhe deputeti tjetër, Shpejtim Bulliqi ka konfirmuar se do të votojë kundër ditën e hënë.