Ademi: BDI nuk do t’i tolerojë provokatorët, përgjegjëse lëvizjet e reja politike

Arbër Ademi e ka quajtur si një ndër takimet më të suksesshëm takimin e Ali Ahmetit në Kumanovë. Sipas tij, rreth 1.000 përkrahës të BDI – së e kanë mirëpritur kryetarin Ahmeti. Ai ka thënë se ata që kanë provokuar incident kanë qenë një grup i vogël njerëzish.

Ademi ka thënë se nuk qëndrojnë konkluzionet se Ali Ahmeti është i padëshiruar në Kumanovë.

“Manipulimet me tragjeditë familjare, tentativa për të provokuar incidente dhe më pas edhe tentativa për të eskaluar situatën janë gjëra të cilat Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do t’i tolerojë”, është shprehur Ademi në një intervistë në Rtv21.

Këto manipulime, sipas tij, janë duke i bërë lëvizjet e reja politike në Maqedoni./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme