Ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi bëri të ditur përmes një postimi në facebook se sot kanënshkruar vendimin për mbajtjen e shfaqjes të rikujtimit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut për herë të parë në historinë e vendi.
Ai këtë lajm e ka kumtuar përmes një postimi në rrjetin social facebook:
”Sivjet Nëntori i Lavdisë do të jetë ndryshe.
Kësaj radhe ai do të shënohet në mënyrën më dinjitoze e me përkrahje institutucionale të vleraveartistike kulturore shqiptare!
Duke qenë në 550- vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gj.K. Skënderbeu, sot nënshkruajta vendimin që më 28Nëntor të këtij viti, në sallën e madhe të Operës dhe Baletit të shfaqet premiera e operës “Skenderbeu”.
Urime!”, ka shkruar ministri Ademi./InfoShqip.com