Administrata e gjykatës: Kthimi i menjëhershëm i shtesës së pagës

Gazetar: Ile Petrevski

Punonjësit e administratës gjyqësore kanë mbetur pa shtesa të pagave. Për shkak të shfuqizimit të nenit të njëjtë me të cilin të zgjedhurit dhe të emëruarit morën rritje të pagave prej 78%, rreth 6000 zyrtarë gjyqësorë nuk kanë të drejtë për shtesa të pagave që i kanë marrë vite me radhë. Nga Sindikata e pavarur e administratës së gjykatave kërkojnë ndryshim të menjëhershëm të Rregullores.

“Kërkojmë që shtesat e pagave për muajin maj të kthehen deri në 35%. Gjithashtu, shtesat e pagave të vendosen deri më datën 20 të muajit aktual. Pra, duke filluar nga ky muaj duhet të na kthehen shtesat e pagave deri në 35% të shërbimit gjyqësor”, tha Jasmina Veliçkova, kryetare e Sindikatës së pavarur të shërbimit gjyqësor të Maqedonisë.

Sindikalistët thonë se tashmë e kanë njoftuar kryetarin e Këshillit gjyqësor. Ata paralajmërojnë se nëse kërkesa e tyre nuk shqyrtohet me prioritet, do të hyjnë në grevë. Problemet më të mëdha do t’i kenë qytetarët, sepse zyrtarët nuk do të kryejnë detyrat e tyre.

“Gjykatësit kanë kuotë, kur e plotësojnë atë kuotë kanë kompensim për këtë dhe shërbimi gjyqësor e bën normën kurse gjykatësit marrin shtesë për atë normë, ndërsa ata që bëjnë normën nuk kanë asgjë”, u shpreh Goran Ristevski- kryetar i Sindikatës së pavarur të administratës shtetërore.

Edhe disa vite më parë, për të njëjtën arsye, administrata gjyqësore la vendet e punës për shkak të pakënaqësisë dhe hyri në grevë periudhë më të gjatë për të marrë paga më të larta dhe shtesë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme