Departamenti amerikan i Drejtësisë ka dorëzuar një padi penale, duke kërkuar që ta parandalojë publikimin e libirit të ri të ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, John Bolton, në të cilin tregon kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
Ky dokument është dorëzuar një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Bolton do ta shkelë ligjin në rast se publikon librin.
Libri i Boltonit, “Dhoma ku ka ndodhor: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë”, pritet të publikohet më 23 qershor.
Në padi është thënë se Bolton ka dështuar që ta dorëzojë librin për rishikim para publikimit, duke shkelur kështu marrëveshjet kur ka nënshkruar kontratën e punësimit dhe qasjes në informacion shumë të klasifikuar.
Grupi për të drejtat e njeriut, Unioni Amerikan për Liri Civile, ka thënë se përpjekjet për të penguar librin e Boltonit “do të dështojnë”.
Trump pati shkarkuar Boltonin, nga pozita që kishte në shtator të vitit të kaluar, pavarësisht pse për 17 muaj i ka dhënë qasje të pashembullt në planet ditore të Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia botuese, Simon and Schuster, e ka përshkruar përmbajtjen si “libër që Donald Trump nuk dëshiron që ju ta lexoni”.
Sipas skriptës së publikuar nga shtëpia botuese, Bolton e përshkruan administratën Trump si kaotike.