Adnan Azizi i BESËS – Teuta Arifit: Fshati digjet plaka krihet!

Deri dje anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Abdush Demiri ishte nervozuar me ngecjet në Komunën e Tetovës dhe e kishte ballafaquar të parën e kësaj komune me mospërmbushjen e premtimeve, sot edhe një anëtarë tjetër i kryesisë së BESËS ka sulmuar ashpër Teuta Arifimin.

Adnan Azizi, gjendjen në Tetovë e ka përshkruar me thënien, “Fshati digjet plaka krihet!”.

“Në Tetovë po helmohet ajri toka e uji,Teuta Arifi ne vend qe te zgjidh problemet jetike për qytetarët për te zgjedh problemet me ajrin, ujit të pijshëm deponive të egra, papunësisë, infrastrukturës, ajo ne mes te muhallave ku banojnë qytetarët organizon “Vera tetovare” duke çmend gjithë qytetin deri ne mëngjes nga muzika britma loja dhe hareja.
Cili është mesazhi absurd i një kryetare komune dhe nënkryetare partie: Ju po helmoi, po sëmuri edhe po vdisni, e po ikni nga vendlindja nga mungesa e perspektives, po unë gjithë këta ua bej te ëmbël te ju duken sepse për çdo nate ju organizoje mbrëmje muzikore me kënge të hareshme dhe me manifestime te ndryshme kulturore dhe sportive.
Fik qe fik të paktën me muzikë!”, ka shkruar në rrjetin social, Adnan Azizi, anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme