Adnan Azizi: Nuk mund të mbulohen pisllëqet me patriotizëm

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Adnan Azizi në rrjetin e tij social ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po përpiqen që dështimet dhe qëllimet e vërteta t’i mbulojnë me patriotizëm.

Postimi i plotë

Maskarenjtë dhe trafikantët e çështjes kombëtare, shpeshherë fshihen pas fjalëve patriotike dhe vetshpallen “rilindas”, përpiqen të bëhen certifikues të “shqiptarisë”… por, populli me votë ua tregoi vendin. Do t’ua tregojë edhe në të ardhmen siç ka vepruar me shumë hipokritë që bashkimin kombëtar e kanë ngatërruar me bashkimin e interesave të pista me ata që deri dje i shpallnin tradhtarë, e sot iu bëhen përkthyes në gjuhën maqedonase. Këta “shqiptarë” flasin shqip, e mendojnë maqedonisht.
Dështimet e tyre dhe të kaluarën e dyshimtë, përpiqen ta mbulojnë me patriotizëm, siç u përpoqën edhe shumë të tjerë para tyre por të cilët historia i mban mend si fundërrina të çështjes shqiptare.

Adnan Azizi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme