Adnan Azizi zgjidhet kryetar i Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Fronti Evropian kritikon zgjedhjen

Gazetare: Fatlume Dervishi

Adnan Azizi u zgjodh kryetari i Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive, njëri nga trupat punues të institucionit ligjvënës. Por, opozita shqiptare kritikoi ashpër konstituimin e këtij trupi dy vjet pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare si dhe mënyrën e zgjedhjes. Sipas deputetëve të Frontit Evropian, ky Komitetet duhet të drejtohet ashtu si në të kaluarën, nga një deputet i partisë më të madhe shqiptare.

“Fakti që është prolonguar mbledhja dhe konstituimi i Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive ka qenë i qëllimshëm. Ka pas tij një prapavijë vërtetë keqdashëse”, tha Arbana Pasholli, nga Fronti Evropian. 

“Ka pasur edhe përpara kësaj përbërje që kanë tentuar me mbivotime, me majorizime, por Marrëveshja e Ohrit parashikon që të mos ketë mbivotime dhe të respektohen legjitimitetet dhe nuk është e rastit që është paraparë që të ketë përfaqësues të të gjithë etniteteve edhe ata që nuk kanë deputetë në Kuvend. Është ndër organet e rralla që mundëson përfaqësim të etniteteve. Por nuk mundëson përfaqësim të deleguar që partia që është në pushtet apo partitë që janë në pushtet të bëjnë edhe zgjedhjen”, deklaroi Blerim Bexheti, Fronti Evropian.

Azizi, deputet nga radhët e VLEN-it, u zotua për punë efikase të Komitetit.

“Unë zotohem se Komiteti do të jetë një shtyllë shumë e rëndësishme e jona për ta kthyer në funksion si mekanizëm serioz dhe do të ngre çështjet më të rëndësishme dhe do të luaj rol themeltar për ndërtimin e bashkëjetesës, harmonisë, mirëkuptimit”, deklaroi Adnan Azizi, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive.

Komiteti për marrëdhënie mes Bashkësive është kategori kushtetuese dhe funksionon në bazë të ligjit të veçantë. Ai është trup parlamentar që merret me ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes komuniteteve etnike në shtet dhe forcimin e bashkëjetesës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme