Adnan Januzaj mbetet jashtë Botërorit

Adnan Januzaj është futbollisti i dytë kosovar që është lënë jashtë listës së Botërorit.

Futbollisti nga Istogu, i cili ia kishte kthyer shpinën Kombëtares së Kosovës, njëjtë si Andi Zeqiri, nuk është ftuar nga selektori i Belgjikës, Roberto Martinez për Kupën e Botës, e cila do të fillojë të dielën e ardhshme.

Belgjika e publikoi sot listën prej 26 futbollistëve të ftuar për “Katar 2022”, ndërsa futbollisti i ri i Sevillas nuk e sheh veten të përfshirë.

Ai ka përfunduar në bankinë në këtë fillim sezoni dhe nuk arriti ta tregonte vlerën e tij, ndërsa në Real Sociedad ishte lojtar i rëndësishëm, por që u nda me këtë klub në fund të sezonit të kaluar.

Kështu, 27 vjeçari mbeti pa marrë pjesë në atë që mund të ishte Botërori i tij i fundit, duke e pasur parasysh se pas katër vjetësh do të jetë 31 vjeç dhe do të ketë shumë pak gjasa për të luajtur.

Januzaj ishte kërkuar nga Kosova disa vite më parë, para se ta zgjidhte Belgjikën, me të cilën megjithatë mori pjesë në gara të rëndësishme, por pa lënë gjurmë.

Në Kupën e Botës do t’i shohim tre shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Ardon Jashari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme