Adoleshentja 16-vjeçare vdes në plazh nga një gabimi që të gjithë e bëjmë tek deti

Kjo ngjarje është e veçantë dhe një mister që vetëm disa ditë pas vdekjes së 16-vjeçares është zgjidhur nga nëna e saj. Lanna, 16 vjeçe, ishte me pushime me familjen e saj në një prej plazheve të Meksikës dhe pas një turi nëpër qytet dhe praktikimit të disa aktiviteteve sportive dhe argëtuese ajo ka filluar të ndihet keq.

Familjarët e saj raportojnë se ajo ishte në plazh, e shtrirë në rërë kur papritur ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Më vonë u tha se shkak ishte një sulm në zemër, por të afërmit dhe miqtë nuk e besuan këtë. Si ka mundësi që një vajzë plot shëndet dhe në lule të rinisë të pësojë një atak kardiak, kur nuk kishte shfaqur kurrë as ankesa me shëndetin.

Mamaja e saj tregon se ajo dhe familja kanë kryer të gjitha analizat dhe testet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Mjekët shpjeguan se sulmi kardiak ishte gjeneruar nga pijet që Lanna kishte konsumuar. Duke shqyrtuar aktivitetin që Lanna pati ditën kur vdiq, e ëma kujton se 16-vjeçarja donte të eksploronte sa më shumë vende dhe të rrinte sa më shumë jashtë me miqtë e saj. Për të shmangur lodhjen, e ndjera gjatë gjithë ditës kishte konsumuar pije energjike në vend të ujit.

Ekspertët thonë se konsumimi i pijeve energjike ka efekte të ndryshme, kryesisht negative që krijohen si shkak i përmbajtjes së lartë të kafeinës. Studimet në Universitetin e John Hopkins treguan se marrja jo-propocionale e pijeve energjike shkakton rrahje të shpeshta të zemrës, rritje të adrenalinës, dehidratim, gastrit, dëme nervore, dëmtim të veshkave e deri tek ataku kardiak që rezulton fatal për jetën.

Një pije energjike është e barabartë me katër kafe dhe Lanna atë ditë kishte pirë 6 kanaçe energjike në më pak se 10 orë dhe trupi i saj nuk e ka përballuar dot pavarësisht moshës dhe shëndetit të plotë.

Familja e 16-vjeçares ka dëshiruar që ta bëjë publike vdekjen e vajzës së tyre si një ndërgjegjësim për të gjithë ndaj konsumimit të pijeve energjike, citon JOQ. Ato nuk kushtojnë shumë dhe ju nuk e merrni parasysh rrezikun e tyre, por i shikoni si diçka stimuluese dhe të padëmshme, por realisht janë shkatërruese nëse bëheni vartës të tyre.

Vdekja mund të fshihet edhe në pije që premtojnë se “do u mbushin me gjallëri”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme