Adoptimi i një fëmije mbetet tabu në shoqërinë tonë

Edhe pse sipas statistikave rastet e problemve me fertilitetin janë gjithnjë në rritje, adoptimi i një fëmije ende shihet si tabu në shoqërinë tonë. Sipas sociologëve, kjo ndodh për shka se në shoqërinë tonë ekziston një mendësi ku mendohet se trashëgimia duhet të vazhdojë me fëmijët biologjik. E ftuar në emisionin Ftesë në Studio në Alsat, Marsida Simo, sociologe nga Shqipëria, tha se është normale që çdo prind të dojë të ketë fëmijën e tyre biologjik, megjithatë në raste kur nuk mund të ndodhë kjo, duhet ta shohin adoptimin si opcion, duke lënë anash paragjykimet që vijnë nga shoqëria.

“Është një tërësi në mendësië e një çifti që trashëgiminë e duan me fëmijë biologjik, kjo vjen nga një lloj egoje, që nuk është e gabuar, por që më vpas vijnë sfida që nuk priten e sidomos sot që rastet e problemeve me fertilitetin janë shtuar dhe këtë e thonë dhe mjekët. Por ama stigma mbetet, është ende e fortë, diskuohet por jo në ato nivele që duhet të duket një proces normal, pavarësisht se termi normal sot nuk përdoret shumë por po themgjerësisht që ta kemi një opsion në momentin kur çiftet nuk mund të kenë fëmijë biologjik. Të dhënat e fundit tregojnë që ka rënie të fëmijëve të birësuar megjithëse numri nuk ka qenë i lartë.”

Simo theksoi se për ta bërë më normale çështjen e adoptimit, duhet të punojë dhe shteti, sepse proceset e adoptimit në Shqipëri por dhe vendet përreth janë të pa njohura dhe të vështira.

“Vetë shteti nuk ka politika as qartësuese as për të promovuar birësimin, jo vetëm shteti por edhe në media. Ka vite që dal që flas për fëmijët, por kjo është hera e parë që flas për birësimin. Sepse shihet si diçka private por edhe pse mund të jetë private, përsëri si procedurë dhe si parashtrim si një formë metode që i hyn në punë atyre çifteve që duan ta kryejnë si proces, duhet të jepen informacione. Kurse procedurat duhet të jenë të forta, sepse duhet të shihet gjendja ekonomike, shërbimet sociale, por që nuk duhet të vështirësohet aq sa çifti të tërhiqet.”

Simo tha se adoptimi duhet të shihet si opsion jo vetëm për pjesën e prindërimit, që një çift të bëhen prindërt, por gjithashtu edhe për fëmijët të cilët janë pa prindër, tju jepet një jetë e re.

Emisionin e plotë mund ta shihni në kanalin e Alsat në Youtube.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme