Ambasadorja e Ukrainës në SHBA ka thënë se dërgimi i aeroplanëve luftarakë F-16 në Kiev është kritike për të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë të vendit.
“Kjo është një gjë që na duhet patjetër”, ka thënë Oksana Markarova, duke folur në një adresim në Kolegjin e Bostonit, shkruajnë mediat e huaja.
Ndryshe, SHBA ka rënë dakord të ndihmojë në trajnimin e pilotëve në Ukrainë për të operuar me F-16, por ka dhënë pak detaje dhe ka thënë se vendimet se kur, sa dhe kush do të bëjë furnizimin me F-16 do të merren në muajt në vijim.
Ndërkohë disa ekspertë ushtarakë kanë sugjeruar se mund të duhet deri në një vit përpara se aeroplanët luftarakë të jenë gati për vendosje në Ukrainë.
Zonja Markarova përdori gjithashtu fjalimin e saj për të kritikuar pushtimin rus, të cilin ajo e përshkruan si “një sulm gjenocidal që synon të shkatërrojë shtetësinë e Ukrainës”.
“Një Ukrainë e fortë, e suksesshme, demokratike, evropiane është makthi më i keq që ka pasur Rusia”, ka shtuar ajo.