Aeroplanët sirianë dhe rusë hedhin bomba ndezëse në veriperëndim të Sirisë

Aeroplanët sirianë apo rusë kanë hedhur bomba ndezëse në zonat e Idlib dhe Hama pak ditë pas sulmeve vdekjeprurëse me gazë në po këtë rajon, njoftojnë aktivistët dhe grupet monitoruese.

 

Moska dhe ushtria siriane nuk iu janë përgjigjur Reutersit për koment, përcjell Express.

Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka thënë se aeroplanët luftarakë rusë e kanë përdorur një substancë ndezëse, të quajtur “termit”, në bombat që i hodhën mbi qytetet Saraqeb në Idlib dhe al-Latamenah në Hama, të shtunën dhe të dielën.

Ndërkohë, një punëtor i ekipeve të shpëtimit ka thënë se aeroplanët luftarakë kanë hedhur bomba fosforike në Saraqeb. Ai shtoi se përdorimi i këtyre bombave nuk ishte diçka e re në atë vend.

“Është normale, këto bomba përdoren shpesh këtu,” ka thënë Laith Abdullah i Mbrojtjes Civile Siriane, e njohur edhe si Helmetat e Bardha, grup shpëtimi që operon në zonat e kontrolluara nga rebelët./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme