Aeroplanët ushtarakë serbë fluturojnë mbi Sanxhak, SDA-ja dënon përdorimin e tyre

Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut dënon ashpër demonstrimin e forcës nga ushtria serbe, fluturimin e sotshëm të avionëve ushtarakë serbë mbi Novi Pazar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Përdorimi i avionëve ushtarakë mbi qiellin e Novi Pazarit është një kërcënim i hapur për të frikësuar qytetarët e Novi Pazarit dhe Sanxhakut. Ushtria serbe, policia dhe shërbimet e tjera të sigurisë kryen krimet më të rënda kundër boshnjakëve të Sanxhakut, për të cilët askush nuk i është përgjigjur deri tani dhe këto krime as që janë ndriçuar”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “për këtë arsye, boshnjakët e Sanxhakut shohin ushtrinë serbe, policinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë, e përjetojnë si forcë kërcënuar i forcave e armatosura dhe një rrezik objektiv për jetën”.

Partia e Aksionit Demokratik (SDA) e Sanxhakut kërkon që presidenti dhe kryeministri serb të pezullojnë çdo përdorim të mëtejshëm të forcave të armatosura serbe në Sanxhak, dhe të njëjtat të largohen menjëherë nga territori i Sanxhakut.

PAD (SDA) e Sanxhakut u bën thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masat e duhura pa vonesë për të ndaluar kërcënimet dhe frikësimin e boshnjakëve të Sanxhakut nga udhëheqja e shtetit serb dhe forcat e armatosura serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme