Udhëtarët e aeroplanit Airbus A320 duket të kenë pasur momente aspak të këndshme, derisa fluturakja po aterronte në një aeroport të Arabisë Saudite.
Piloti për shkak të stuhisë së rërës e kishte të vështirë të shohë pistën për aterrim në Jazan, në jug të vendit.
Pak momente pas aterrimit, aeroplani mbulohet nga stuhia e rërës, duke u zhdukur në errësirë.
Nuk është raportuar për probleme me rastin e aterrimit të aeroplanit.