Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se emri i aeroplanit luftarak kombëtar të vendit, i njohur si TF-X, do të quhet KAAN.

Erdogan deklaroi shteti turk tani është në çdo fushë: në tokë, në det, në ajër dhe në hapësirë.

Presidenti mbajti një fjalim në evenimentin “Shekulli i së Ardhmes” organizuar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) në kryeqytetin Ankara për të prezantuar aeroplanët e saj duke përfshirë edhe KAAN.

Aeroplani i gjeneratës së pestë, KAAN, u zhvillua nga TAI me synimin për të zëvendësuar flotën e vjetër të F-16 të ushtrisë turke, raporton aa.

Erdogan u shpreh se me këtë aeroplan, Turqia do të bëhet një nga pesë vendet që kanë këtë lloj teknologjie.

Aeroplani, për të cilin projekti filloi në vitin 2016, u prezantua në muajin mars. Aeroplani i gjatë 21 metra është në gjendje të arrijë një shpejtësi maksimale prej 1,8 Mach falë motorëve të dyfishtë, ku secili mund të prodhojnë shtytje prej 13 mijë kilogramësh.

KAAN ka disa veçori të tilla si ndërgjegjësimi i lartë i situatës, angazhimi i optimizuar i pilotit, zbulimi i dëmeve luftarake, sistemet e misionit të gjeneratës së re, vëzhgueshmëri të ulët, goditja me saktësi dhe baza e brendshme e armëve. /Telegrafi/