Aeroplani me 189 pasagjerë u përplas në det pas ngritjes

Një avion me 189 njerëz në bord është rrëzuar në det pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian, Jakarta.Agjencia e kërkimit dhe shpëtimit në Indonezi e ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit JT610, duke bërë të ditur se avioni ka humbur kontaktin me zyrtarët e terrenit, 13 minuta pas ngritjes dhe disa qytetarë nga varka e kanë parë atë duke u përplasur në det.“Ne nuk e dimë ende nëse ka ndonjë të mbijetuar”, ka thënë kreu i agjencisë, Muhmmad Syaugi, i cili ka shtuar se agjencia nuk ka pranuar asnjë sinjal emergjent nga avioni që u rrëzua, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ne shpresojmë dhe lutemi, por tani nuk mund të konfirmojmë numrin e viktimave”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme