Kryeministri Edi Rama ka bërë një publikim në rrjetin social “X”, ku shkruan se aeroporti i Tiranës “Nënë Tereza” ka shënuar rritjen e fluksit të udhëtarëve me të shpejt në Evropë që nga periudha e pandemisë.
Rama thotë se në aeroportin e Tiranës në tetor të këtij viti numri i pasagjerëve që kaluan në Rinas arriti mbi 942 mijë, që do të thotë 47% më shumë se sa vitin e kaluar.
Postimi i plotë
Aeroporti i Tiranës në rritje. Aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, arriti në 942 mijë pasagjerë në tetor ’24, 47% më shumë nga ’23.
Ne jemi rritur me 3.2 milionë udhëtarë përmes TIA. Zbuloni pse të gjithë flasin për Shqipërinë. Ejani na vizitoni!