Afër 18 mijë kandidatë për policë, ndërsa ky është numri i atyre që do të pranohen

Më shumë se 17 mijë të rinj dhe të reja kanë aplikuar në konkursin për polic, i cili zyrtarisht është mbyllur dje.Ndonëse zyrtarisht nuk është thënë se sa është numri i atyre që do të pranohet mësohet se ai nuk do ta kalojë 300-shin.Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë nëpërmjet postës elektronike ka thënë për Kosovapress se interesimi i të rinjve për të qenë policë është mjaft i madh.

Deri dje kur edhe është mbyllur konkursi, sipas Hoxhës janë pranuar gjithsej 17 mijë e 500 aplikacione, mirëpo gjasat janë që numri të jetë më i madh pasi që ende po vazhdon procesi i regjistrimit të aplikacioneve.“Interesimi i të rinjve dhe të rejave nga të gjitha komunitetet ka qenë mjaft i madh për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës dhe për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve. Konkursi për zyrtar policor është mbyllur me datë 10 maj dhe deri me këtë datë janë pranuar rreth 17 mijë e 500 aplikacione. Meqenëse ende është në proces regjistrimi i aplikacioneve në sistem dhe vetëm pas regjistrimit të të gjitha aplikacioneve dihet numri i saktë”, ka bërë të ditur Hoxha.Konkursi është hapur më 16 prill dhe të drejtë konkurrimi kanë personat, shtetas të Kosovës prej moshës 18 deri 30 vjeçare.Kushtet minimale për aplikim kanë qenë:Të jetë shtetas i KosovësTë jetë i moshës 18-30 vjeçarTa ketë të përfunduar shkollimin e mesëmTë jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionaleTë mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penaleTë mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar)Të ketë integritet personale dhe vlera të lartë etike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme