Afera e inceneratorit të Fierit, Apeli i GJKKO-së cakton datën e seancës gjyqësore! Ja kur do shpallet vendimi

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar datën për marrjen e vendimit ndaj të pandehurve për aferën e inceneratorit të Fierit.


Bëhet me dije se seanca gjyqësore do të mbahet më datë 19 dhjetor 2024.

Më herët seancat gjyqësore në Apelin e Posaçëm kanë dështuar. Së fundmi shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e dy avokatëve të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Njëri prej avokatëve njoftoi se ndodhej jashtë shtetit por nuk u mor parasysh ndaj u gjobit me 5000 lekë ndërsa përfaqësuesi tjetër ligjor kishte paraqitur shkresë në sekretarinë e gjykatës, ku njoftoi se kishte një problem shëndetësor.

Kujtojmë se më herët për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka është dënuar 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa Bllako 2 vite e 8 muaj burg.

Vijon…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme